33 vjecari muskuloz që mohonte ekzistencen e virusit, ka ndërruar jetë! Ja fjalët e fundit që ai la..


Instruktori i njohur i palestrës dhe influencues në rrjetet sociale ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus.
Dmitriy Stuzhuk ishte 33-vjeç. Ai u infektua me virus gjatë një udhëtimi në Turqi, dhe u kthye për t’u kuruar në një spital në vendin e tij të lindjes, Ukrainë.

Ylli i rrjeteve sociale që promovonte të jetuarit të shëndetshëm, doli nga spitali pas 8 ditësh, por koronavirusi i shkaktoi komplikacione në zemër. Pasi u dërgua sërish në spital, ish-gruaja e tij, Sofia tha se ai ishte “në gjendje të rëndë” dhe “pa ndjenja”. Ajo i tha ndjekësve se 33-vjeçari kishte komplikacione në zemër dhe se zemra e tij nuk po e përballonte dot.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë, bëra çfarë munda për babain e tre fëmijëve të mi, por nuk kam çfarë të bëj më”, shkruajti ajo. Më pas 2-vjeçarja njoftoi për vdekjen: “Vetëm kujtimet e ngrohta mbeten, tre fëmijë dhe një eksperiencë e vlefshme”. Më hert 33-vjeçari Stuzhuk kishte shkruar në rrjetet sociale nga shtrati i spitalit në Turqi se kishte qafën e enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ai i shkroi 1.1 milion ndjekësve të tij: “Dua të tregoj se si u sëmura. Unë isha ai që nuk e besoja ekzistencën e këtij virusi…deri sa u sëmura. Covid-19 nuk është një sëmundje që kalon shpejt, dhe është tepër e rëndë”.

Baby Boo