33 vjeçari me sëmundje të rëndë emocionon të gjithë, Elvis Naçi shpërthen në lot (VIDEO)


Kanë kaluar një javë që kur tërmeti goditi Shqipërinë, ku la të vdekur 52 persona, e më rreth 1000 të tjerë të lënduar.

Megjithatë pasojat jo vetëm në njerëz, por edhe në dëme materiale ishin mjaft të mëdha.

Qindra familje vazhdojnë të mbesin pa kulm mbi kokë, ndërsa mobilizimi për këta të prekur nga tragjedia nisi qysh ditën e parë, shkruan Indeksonline.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe humanisti, Elvis Naçi, i cili me thirrjen e tij dhe fondacionin “Firdeus” ka arritur të grumbullojë mbi 1 milionë euro.

Por, ai mbrëmë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ka marrë një telefonatë mjaft emocionuese.

Një 33- vjeçar shqiptar, i cili ishte i sëmurë, ka dhuruar 38 mijë euro, ku ndër të tjera tha: “Dua t’ua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë”.

Këto fjalë kanë prekur të gjithë në studio televizive, derisa Elvis Naçi shpërthen në lot.

https://www.facebook.com/xhamiteetiranes/videos/409825299902882/

Baby Boo