32 raste të reja me Koronavirus në Tetovë dhe dy të vdekur


Nuk kanë të ndalur rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 778 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 162 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Ndërsa nga 162 rastet e të infektuarëve, 92 janë në Shkup, 32 në Tetovë, 14 Negotinë, 5 raste në Dibër, 4 në Kavadarc, 3 raste në Kumanovë, 3 raste në Strugë, 2 në Strumicë, etj.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 5 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve: 2 pacientë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe një nga Tetova.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4057, prej të cilëve 1710 janë shëruar kurse 188 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2159 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë relizuar 43.040 testime për Covid-19.

Baby Boo