31 vjeçari nga Dibra humb jetën në një aksident në Gjermani


Omer Islami nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi të mërkurën pasdite në afërsi të qytetit Kulmbach të landit Bayern.

31 vjeçari para dy viteve kishte mbërritur në Gjermani, dhe se së fundi ishte mjeshtër dritaresh dhe kulmesh në një firmë të njohur gjermane
Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur makina e tipit “Mercedes” që po e drejtonte është përplasur me një kamion dhe se siç raportohet nga mediat gjermane, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Omeri ka tronditur mbarë mërgatën shqiptare në landin e Bayernit, pasi që ka qenë një punëtor dhe njeri i vlerësuar shumë.
I prekur thellë me këtë tragjedi është edhe Qerim Shkreli, që siç mësohet është pikërisht ai që e ndihmoi para dy viteve të punësohet në Gjermani.

Veprimtari Qerim Shkreli ka përcjellë edhe një mesazh pikëllues lidhur me këtë ngjarje të rëndë:
“Sot ne aksident trafiku ne afersi te Kulmbach, tragjikisht humbi jeten i riu nga Dibra e Madhe Omer Islami, te cilin une para dy vitesh e solla ne pune ne Gjermani! Ai e la gruan e re me tre femije (nje i posalindur)

Nje djal i urte, i sjellshem, punetor, shume mirenjohes e i respektueshem… me vjen shume keq, me dridhet trupi e zemra, ndjehem fajtor qe e ndihmova te vinte drejt vdekjes… Ngushellime Familjes, te afermeve, miqeve e shokeve! Omeri ngelet pishtari i urtesise e mirenjohjes nder shqiptare! Se shpejti do te organizojme transportin e kufomes per ne Atdhe!”, ka shkruar Qerim Shkreli.

Baby Boo