31 persona shkelin orën policore, arrestohen …


Gjatë natës së kaluar (14/14.05) lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë është evidentuar se 31 persona nuk kanë respektuar orën policore, me çrrastë janë arrestuar 25 prej tyre, ndërsa për personat e tjerë do të ngritën procedura adekuate.

Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse, është evidentuar se 23 persona nuk e kanë respektuar të njëjtën. Gjithashtu në 24 orët e fundit në gjithë territorin e vendit 81 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 113 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje.

Baby Boo