30 vjet në vetmi, 87 vjeçaren nuk e “braktisi” vetëm Perëndia


30 vjet frikë skamje e lodhje nga mosha. Kjo është jeta e 87 vjeçares nga fshati Rakoshë e Istogut. Në jetë nuk pati gati askënd që të kujdeset për të. Po jeton krejt e vetme e pensioni që merr nga shteti mezi arrin shumën 90 euro. Ato pak të ardhura vështirë i menaxhon. Nuk mund të blejë gati asgjë e kur mbet pa ushqim të vetmen dëshirë e ka që të arrijë të blejë barnat.

“Veç me perëndinë nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë…Vetëm pasha Zotin qishtu moj motra jem vetëm. Me halle me derte. Komshia pasha Zotin e kam thy dorën qitash tash bëhet mot-mot asnjë nuk është ardh me ma qel derën. Shkova me ju qit pulave ka erdha u rrëzova e theva dorën” rrëfen ajo. Jeton në një dhomë, ku skutat janë mbuluar nga myku. Nënë Zoja të rralla i ka takimet me njerëz ka harruar edhe kur për herën e fundit e kishte vizituar dikush në shtëpinë ku ajo po jeton që 20 vjet. Fytyrën ja kanë mbuluar rrudhat e pleqërisë, e derisa flet për jetën e saj të vështirë nuk i pushojnë lotët.

“Paj vallahin po një re e kunatit vjen kajher më këqyr qitu a po muj me bo bukën se vallahin shumë herë kur të qet në tepsia diçka ma bjen. Unë po i them mos ma bjerë. Shporetin e kam, dru jo. Vet nuk muj me i bajt, qishtu” shton ndër të tjera ajo. Ndonëse e ka lodhur shumë jeta e moshuara nga Istogu çdo ditë ka nevojë për përkujdesje. Ishte ithtuar shumë me disa punëtorë kur disa bamirës nga Istogu kishin mbledhur disa ndihma për t’ia rregulluar banjon.

“Vallahen nuk ma kanë hijdis mirë, ma kanë lon pa derë, ata punëtorët” flet ajo.
Po duhet edhe t’i kufizojë nevojat e saj, pensioni që merr nga shteti mezi arrin shumën 90 euro. Këto të ardhura më shumë po i shkojnë në barna. Nuk harron asnjëherë të përmend drutë për dimër sepse thotë se po i frikësohet shumë ditëve të ftohta dimri.

Baby Boo