30-vjeçarja nga Vrutoku i Gostivarit me përdorim të forcës, i ka marrë para dhe çelësat e automjetit 81 vjeçarit nga Çellopeku i Tetovës


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (21-shtator) rreth orës 17:10, kanë privuar nga liria 30-vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit, e cila më parë ishte raportuar nga personi R.M. (81) nga Çellopeku i Tetovës se pranë sallës sportive në Tetovë, me përdorim të forcës, i ka marrë para, çelësat e automjetit dhe dokumentat personale. Përndryshe M.I., gjithashtu kërkohej me fletëarest për mbajtjen e një dënimi me burg prej 2 vjetësh. E njëjta është ndaluar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë edhe parashtresë përkatëse dhe menjëherë pas procedurave të kryera, ajo është dorëzuar në Institucionin Korrektues Penal “Idrizovë” në Shkup.
                                               

Baby Boo