30 SHTATORI DITA E PAGËZIMIT SI “MAQEDONCA”!


Medai Shaholli

Tani që jemi dë “demokraci” mund të shkruaç si të duash e çfarë të duaç ,po u çmënd njerëzia shkruajnë si u vjen ndërmënd bëjnë. Po le të shkruajnë se mu prish gjiza mua.
Andejza dë veri të “dërzhavës” e në tërë Kosovën u ka hyrë për qejf të shkruajnë “koqevarçe” me demek sipas normës së re gegnishtes të Kosovës dhe o burra, me gazetarë e kalemxhinj, analistë e filozofë dë gazeta e portale,dë tv dhe radio, flasin e shkruajnë dë “koqevarçe” si standart i ri i nisur nga ideologët e rilindjes së gegnishtes të Migjenit e Matoshit,të Spahiut apo të kalemxhinjve të expresit.
Pra, me një fjalë ata nuk ndihen shqiptarë po si “koqevarë”, një komb i shpifur dhe i propaganduar nga argatë të serbëve dhe armiqtë e kombit shqiptar. Madje “koqevari” i tërbuar Migjeni, me një rast ka deklaruar se, i pëlqente “guha e dialektit të Prishtinës e përzime me serbizma e turqizma”.

Unë këtejza thaçë me vete kush to më ndalonj mua
të shkruajë si të dua me një dialekt fshati apo nahije.

Meqë ramë dë këto llafe do ia nis me referendumnë
që do bënet tani nga guverna tonë si test me demek për bagëtinë.
Ata thonë se më 30 shtator, do votojë njerëzia gjihandej në tërë vëndin, për ta na pagëzuarë me një emër tjatër jo siç e kemi tani shqipëtar, po nga ajo ditë e tutje do quhemi “maqedonca” të vëndit me emrin e ri Republika Severna Makdonija.
Ja kështusojë bre byrazer, që thoni yve, si na katandisnë këta të plëngëprishësit tanë gjer dë këtë derexhe, që të pranojmë një emër tjatër veç shqiptar jo nuku bënë të thuaçë. Epo ky peshqesh që thoni yve, e kemi nga këta kukumjaçkat tona ,
partiçkat politike që neve sot e tutje nuku do themi më -si jini mo shqipe, po do themi ç’kemi”maqedonca”.

Sa inat më vjen që të pëllcas po ç’të bënj nuku e ndryshonj dot, e njerëzia tonë presin çdo thonë këta të mallkuar çakenj të sojit tonë, që shkuanë de i pari i qeverisë të llafosen me atë që me demek do bënemi paskëtaj me emër të ri sikur të ishim dhënt e qahjait Zajko na vë e na heq emrat.
Pastajza kush na pyet ne të gjorët mor aman se
dimë gjë ne ç’bënet atje lartë dë guvernë me
këta të përhënurit tanë i bëjnë këto punëra si i honeps atyre.

T’ëmën e sëmës si ardhi kjo kohë e si do vete kjo punë me neve fukarenjtë një zot e di.
Po kush çanë kokën për neve mor aman, ata na duanë vetëm të votojmë e paskëtaj na thonë shkoni tani “kullosni” se nuku jeni për tjatër gjë yve fshatarët kokëgdhë.
Nuku di ç’të bënjë njerëzia me këta derra a liderra si
i thonë tani, se na duanë vetëm për vota dhe më pas nuku i sheh gjëkundi këtej vërdallë, edhe ngjallen prapë si lugetër pas katër vjetësh kur u vjen koha për vota.
Këtu dë fshat nuku ka mbetur shumë nga njerëzia,
kanë mbetur vetëm ca çupka dhe djemka që vejnë dë shkollë që mezi e mbushin një klasë që nga e para te klasa e 4! Të tjerë nuku ka, kanë vajtur me baballarët e mamkat tyre të punojnë dë Zvicër e Austri a Gjemani e Ameriqi.
Neve që kemi mbetur këtu si korbat e zinj po bëjmë
atë që mundemi për t’u ushqyer e të mbajmë shpirt se se guverna tonë nuku e di se neve jemi gjallë këtu
dë fshat.
Ku i dihet me këta të përhënurit tanë, mbase vënë dorë dë zëmër dhe kujtojnë perëndinë e më pas na kujtojnë dhe neve fukarenjëve e na sjellin ndonjë nga ata thasët me miell e me oriz, a me sheqer e makarona se mbaruamë këtejza neve.

Mirë, mirë të gjitha po ama atë referendum të flamosur nuk vemi ta votojmë edhe sikur të ngodhim si bagëtia i tërë fshati nuku ka për të erdhur asnjë nga burrat dhe gratë e fshatit të votojë. Nuku duam ore që të na thonë “maqedonca” të Severna Makedonisë dhe pikë.

Baby Boo