30 ditë parabu*rgim për mjekun që i ndërpreu shtatzëninë 14 vjeçares


Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar të dyshuarin A.G., në kohëzgjatje prej 48 orëve pasi dyshohet të ketë kryer veprat penale ‘’Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë’’ dhe ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj tij sot nga prokurori i rastit është kërkuar caktimi i masës së parabu*rgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.G. më 15 Shkurt 2020 në cilësinë e mjekut gjinekolog në ordinancën e tij në Prishtinë në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur nën moshën 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit ka ndërprerë shtatzëninë e të miturës duke e dëmtuar rëndë shëndetin e saj.

Gjithashtu i dyshuari me rastin e kontrollimit mjekësor gjinekologjik të të miturës nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhu*nimit të cilën e ka zbuluar ushtrimit të detyrës së tij. Gjithashtu për këtë rast sipas kërkesës së prokurorisë dy persona gjenden nën masën e parabu*rgimit pasi dyshohen se kanë dhu*nuar të miturën nën moshën 14 vjeçare e cila më pas edhe ka abortuar. Po ashtu në këtë rast është përfshirë edhe një mjek gjinekolog, i cili nuk kishte lajmëruar rastin atëherë kur e mitura ishte kontrolluar në ordinancën e tij.

Baby Boo