3 të vdekur dhe 181 raste pozitive të reja me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona, 125 janë shëruar dhe 181 raste pozitive kanë rezultuar.

Publikimin e raporteve sot e ka dhënë nëpërmjet një konference për medie drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Nga 463 mostra të marra nga Klinika Infektive, 181 raste pozitive kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961. Ramadani ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në 24 orët e fundit ka shënuar rënie për 17%.

Baby Boo