3 persona nga Saraj ishin kanali për tregëti ilegale droge! Arrestohen nga policia


Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policor kanë privuar nga liria tre persona. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin B.A. nga fshati Bukoviq i komunës së Sarajit, 18 vjeçarin N.A. gjithashtu nga fshati Bukoviq dhe 21 vjeçarin M.A. nga Kopanica e Sarajit.

Gjatë kontrollit në makinën “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar B.A. janë gjetur katër çanta me rreth 100 kilogramë Marijuhanë, në vlerë prej 100 000 euro, e cila sipas gjitha gjasave rrjedh nga fabrika për prodhimin e vajit të kanabisit për qëllime mjekësore, e cila në shitje ilegale do të arrinte vlerën deri në 600 mijë euro.

“Rreth orës 20:00 në bulevardin “Marshall Tito” në Negotinë, policia i ka dhënë urdhër që të ndaloj makina “Shkoda Oktavija” me targa të Shkupit, por makina nuk ka ndaluar, ndërkohë menjëherë pas kësaj është ndaluar makina mercedes. Më pas vozitësi B.A. ka tentuar që të arratiset, por menjëherë është kapur nga pjesëtarët e policisë, dhe pas kontrollit të makinës është gjetur droga”, deklaroi Sizana Pranjiç-Talevska, MPB.

Baby Boo