3 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut nga pakoja financiare e Bashkimit Evropian


Vendi merr thuajse tre miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian. Këtë shumë liderët e vendeve anëtare e kanë aprovuar për Maqedoninë pas miratimit të buxhetit shtatëvjeçar. Paratë evropiane vendi duhet t’i tërheqë përmes granteve të pakthyeshme dhe projekteve që kanë për qëllim të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe procesin e reformave.

Nga Qeveria shprehen se këto mjete do të jenë vegla kyçe për mbështetjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare pas të cilit presin në projeksionet për buxhetin evropian të jemi të përfshirë si shtet anëtar i BE-së.

Baby Boo