3 gjërat që prindërit NUK duhet t’i bëjnë për fëmijët e tyre!?

ëherë prindërit iu ndihmojnë fëmijëve shumë. Por, të rriturit nuk bën ta jetojnë jetën e fëmijëve për ta.

Sigma Doors

Detyra e prindërve është t’iu ndihmojnë fëmijëve të rriten dhe ta fitojnë përvojën e tyre, shkruan telegrafi.com

Më poshtë ju sjellim disa gjëra të cilat, sipas ekspertëve, nuk duhet t’i bëni asnjëherë për fëmijën tuaj.

1: Mos flisni për ta

Gjithçka fillon me ato momentet e lumtura kur fëmijës ia bën dikush pyetjen “si e ke emrin” dhe ne, si prind, përgjigjemi në vend të fëmijës.

Por, këtë gjë është mirë të mos e përsëritni dhe ta lini fëmijën të prezantohet vet.

2: Mos iu ndihmoni shumë

Fëmijët 2-3 vjeçarë munden të vishen vetë, t’i pastrojnë gotat dhe t’i vendosin në rrobalarëse rrobat e ndyra.

Dhe çfarë bëjmë ne si prind? I veshim fëmijët thuajse deri të martohen.

I ushqejmë dhe nuk i lejojmë të eksperimentojnë.

Por, është koha t’i ndalni edhe këto shprehi dhe ta lini fëmijën të zhvillohet.

3: Mos ua zgjedhni hobit dhe interesat

Nëna dëshiron që vajza të luajë piano dhe e dërgon në kurs tri herë në javë. Babai dëshiron që djali të luaj futboll çdo mbrëmje. Kështu, prindërit shpeshherë ua imponojnë hobit dhe interesat fëmijëve.