3 ditë nga humbja e policëve në Lepenc, a mund të ishin kindapuar të njëjtët?!


Një aksident që ndodhi të shtunën rreth orës 20:45, ka bërë që të zhdukën dy zyrtarë të policisë, të cilët edhe pas gati 72 orëve ende nuk janë gjetur.
Vetura e policisë që kishte rënë nga ura në Lepenc ishte e shkatërruar, por brenda saj nuk është gjetur asnjë gjurmë e dy policëve që deri më tash rezultojnë të zhdukur.

Njësitet e Policisë, FSK-ja, zhytës e qindra qytetarë qe tri ditë pandërprerë po vazhdojnë kërkimet nëpër gjithë lumin Lepenc, por asnjë gjurmë nuk është gjetur edhe pse kërkimet po vazhdojnë edhe përtej kufirit, nga Maqedonia, ku ka dyshime se rrjedha e lumit mund t’i ketë bartur atje trupat e dy policëve.

Zhytësi i njohur, Ismail Kasumi po e mohon një gjë të tillë, ai sot gjatë ditës ka thënë se trupat e policëve nuk ka gjasë të jenë bartur në anën maqedonase.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu pati raportime se Posta e Kosovës ka kapur disa valë telefonike të njërit nga të zhdukurit, por që përkundër kërkimeve asgjë nuk është gjetur, dëshmitari ka treguar se pas 2-3 minutave të aksidentit ka shkuar afër vendit ku u rrëzua vetura, dhe aty nuk ka parë asnjë njeri.

Dyshime për këtë rast ka shprehur edhe motra e Malsor Dashit, njëri nga të zhdukurit. Në disa komente nëpër rrjete sociale ajo ka shkruar se në gjithë këtë situatë është një dyshim i madh. “Jam motra e Malsorit, kurr nuk do e la me kaq se ktu asht ni dyshim i madh”, ka shkruar motra e policit në një koment në facebook.

Pavarësisht angazhimit të institucioneve, asnjë gjurmë deri më tani nuk është gjetur nga Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët qe tri ditë vazhdojnë të mbesin të zhdukur

Baby Boo