296 orë pas tërmetit/Sërish mrekulli nga rrënojat në Turqi/ Nxirren të gjallë tre persona, priten mes brohorimash dhe lotësh


Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë.

Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı.
Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona.

Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende.
Të lënduarit u dërguan në spital me ambulanca.

Baby Boo