29 vjeçari nuk ka vdekur nga korona por BAG e mban ende në listë: Përse?


Mbetet e paqartë se sa njerëz kanë vdekur me të vërtetë nga korona dhe sa të tillë vetëm kanë pasur koronën, por shkasi konkret i vdekjes ka qenë tjetër
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nuk e ka fshirë një të vdekur 29-vjeçar, nga lista e vdekjeve nga koronavirusi – megjithëse kantoni i Cyrihut ka përjashtuar Covid-in si shkak të vdekjes së personit në fjalë.

Por si mund të ndodhë kështu?
BAG shpjegon për publikun se si përpilohen listat e të vdekurve. “Lista përfshin të gjitha vdekjet e njerëzve që kanë rezultuar pozitivisht pas testit të Covid-19, të konfirmuar nga laboratori”, shpjegon zëdhënësja e BAG Katrin Holenstein, shkruan 20minuten.ch.
Për këtë arsye mbetet e paqartë se sa njerëz kanë vdekur me të vërtetë për shkak të koronës dhe sa të tillë që vetëm kanë pasur koronën por shkasi konkret i vdekjes mund të ketë qenë tjetër, transmeton albinfo.ch.

Një gjë megjithatë është e sigur: Në Zvicër, gjatë vitit 2020 është fakt se kishte vdekshmëri më të theksuar se viteve të mëparshme. Sipas të dhënave të BFS (Zyra Federale e Statistikave), deri në 20 dhjetor 2020 kanë vdekur 6.000 njerëz më shumë nga sa pritej .
Janë shumë të rralla rastet që të rinjtë të vdesin në lidhje me koronavirusin. Gjatë pushimit të fundvitit, megjithatë, dy raste të reja u shfaqën në statistikat e BAG, të vdekjeve nga korona : Zyra Federale kishte raportuar një rast në kategorinë e moshës 0-9 vjeç dhe për herë të parë një tjetër, të kategorisë 20-29 vjeç.

Por Kantoni i Cyrihut ka konfirmuar vdekjen e një 29-vjeçari, ndërkaq ka kundërshtuar BAG-un, përcjell albinfo.ch. Patrick Borer nga Drejtoria Kantonale e Shëndetësisë ka thënë: “Bazuar në gjetjet mjekësore, mund të përjashtohet që Covid-i ishte shkaku i vdekjes”.

“Shkaku i vdekjes është i panjohur për BAG”
Por si mund të ndodhë që dikush që, sipas autoriteteve kantonale, nuk ka vdekur nga Covid-19, megjithatë të vazhdojë të shfaqet në statistikat e vdekjes nga korona, të përpiluara nga BAG?
Këto statistike përfshijnë të gjitha vdekjet e njerëzve me rezultat pozitiv nga testimi për Covid-19, rezultat që është konfirmuar nga laboratori, shpjegon zëdhënësja e BAG Katrin Holenstein. Një gjë e tillë raportohet nga mjekët dhe pastaj paraqitet në statistikë.

“Shkaku i vdekjes nuk është i njohur për BAG” shton më tutje Holenstein. “Në formularin e raportit për gjetjet klinike të një vdekjeje, nuk ka asnjë tregues të shkakut të vdekjes. Aty theksohet vetëm fakti se i ndjeri ishte pacient me Covid”, përcjell albinfo.ch. Numrat e raportuar çdo ditë nga BAG janë statistika epidemiologjike, thotë zëdhënësja. Ata tregojnë se sa nga pacientët pozitivë të Sars-CoV-2 kanë vdekur në Zvicër.

Zyra Federale e Statistikave është ajo që analizon shkaqet e vdekjes
Shkaqet e sakta të vdekjes do të regjistrohen nga Zyra Federale e Statistikave, kështu thotë Holenstein. “Për ta bërë këtë, analizohet informacioni nga certifikatat e vdekjes të të ndjerëve”.
Nëse njerëzit kanë vdekur nga apo me Covid-19, bëhet e qartë me një vonesë kohore. Kështu, në faqen e internetit të BFS të dhënat e sakta për vitin 2020 nuk janë ende të disponueshme: statistikat e fundit për shkaqet specifike të vdekjes në atë statistikë janë nga viti 2018.

Prandaj mbetet e paqartë se sa njerëz kanë vdekur me të vërtetë si pasojë e koronës. Një gjë është e sigurt, megjithatë: në vitin 2020 kishte vdekshmëri të tepërt në Zvicër. Sipas të dhënave të BFS-së, deri më 20 dhjetor kanë vdekur mbi 6,000 njerëz më shumë nga sa pritej. Ky numër duhet të ishte rritur në 6500 deri në fund të vitit.
Kjo do të thotë që vdekshmëria është dukshëm më e lartë se në 2017 dhe 2015, kur në Zvicër kanë vdekur më shumë njerëz sesa zakonisht, përcjell albinfo.ch. Atëbotë kjo kishte ndodhur për shkak të valëve të forta të gripit në janar dhe shkurt.

Megjithatë, eksperti Rolf Weitkunat thekson se krahasimet e niveleve absolute të vdekjeve nga vite të ndryshme duhet të trajtohen me kujdes. Kjo për shkak të rritjes së popullsisë në Zvicër.

Baby Boo