28-vjeçarja e dhunuar nga bashkëjetuesi/ Bie në pranga 31-vjeçari bashkë me katër bashkëpunëtorët


Dhunuesi i 28-vjeçares, Gleard Guzhollin ka rënë në pranga bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij.
Sipas policisë, janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” B. N. dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K.
Ajo ka rrëfyer për Top Channel tmerret që ka përjetuar nga ai. VIDEO

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.

Njoftimi i plotë DVP Tiranë
Në lidhje me ngjarjen e dhënë për shtyp ditën e djeshme, mbi rastin e dhunimit të një shtetaseje, ju sqarojmë se: 28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit B. N., dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.

Baby Boo