28-vjeçari nga Shkupi e vret gjyshen e tij: E ka goditur në kokë, më pas e ka ngulfatur


Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 28-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të K. Kodi Penal.

Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në Novo Lisicë, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka ngulftur.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë te dëshmitarët dhe ekspertët ose të kryejë një vrasje tjetër. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pa Censurë

Baby Boo