28 vjeçari nga Maqedonia humb jetën në Maltë


Një 28 vjeçar nga Maqedonia e Veriut që po punonte në Maltë dje ka humbur jetën. Sipas njoftimeve të mediave lokale, bëhet fjalë për të riun Martin Kalinçev, i cili humbi jetën derisa po punonte.

Ai është goditur nga tensioni i rrymës në orët e hershme të mëngjesit, derisa po verifikonte disa kabllo elektrike.

Kalinçev ndërroi jetë në vendin e ngjarjes dhe se kjo është konstatuar nga mjekët. Në Maltë po punojnë mijëra qytetarë edhe nga Maqedonia e Veriut.

Baby Boo