Azizi nga Lëvizja Besa: “Qeveri e cila mbetet në funksion që të mbulojë kr*imin dhe korrupsioni”

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas publikimit të informacionëve se ministri i drejtësisë Bojan Mariçiç i ka kërkuar presidentit Pendarovski që të fal vra*sësin e Almirit Boban Iliqin. Azizi ka deklaruar se derisa Besa ishte në qeveri nuk kanë ndodhur rrezillëqe të tilla. Më tej ai thotë:

“ Turp i rradhës i kësaj Qeverie. Te pakten derisa ne ishim pjesë e qeverisë nuk mund të ndodhnin kështu rrezillëqesh.
Si nuk ju vjen turp që t’ju shkon mendja e leje me të shkruani letër për të falur burgun për vrasësin e Almirit 4 vjeçar!?
Nuk ka se si ndryshe të thuhet përveç se nga qeveria e shpresës u shëndruat në qeverinë e turpit. Qeveri e cila po mbetet në funksion vetëm për të mbuluar krimin dhe korrupsionin.
Koha është tash që kjo kastë politike të largohet. Ose me zgjedhje të parakohshme ose me protesta në rrugë.”