270 vëzhgues të OSCE-ODIHR në procesin e referendumit


Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme sot ka realizuar takim me ambasadorin Jan Petersen, i cili është shefi i misionit vëzhgues të OSCE-ODIHR, ndërsa kanë biseduar për organizimin e referendumin më 30 shtator.

Ambasadori Petersen në takim ka informuar se procesin e votimit do ta ndjekin me rreth 270 vëzhgues.

Ndërsa Nikolla Dimitrov ka theksuar rëndësinë e procesit për referendumin, duke shtuar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

OSCE-ODIHR sot pritet të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të informojnë për vëzhgimin e procesit të referendumit./Pacensure

Baby Boo