27 prilli, sigurimi i Kuvendit në kontakt me protestuesit


Edhe sot seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit vazhdoi me leximin e SMS porosive, me çratsë u lexuan SMS porositë e dëshmitarit Sashko Kocevskit,i punësuar në shërbimet e Kuvendit. Leximi i porosive nxori në pah se Kocevski ka marr porosi nga Vesna Gjergovska dhe një person tjetër të cilin e ka regjistruar në telefon si Dani nga Komuna. Ata i dërgojnë vazhdimisht porosi Kocevskit gjatë kohës së protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërsa më 27 prill  kanë bërë thirrje për dalje sa më të madhe në protesta.

Vesna Gjergovska- “Ju lutem për pjesëmarrje masive, të mblidhemi të gjithë para shtabit të VMRO-së. Të dalim në rrugë kundër Platformës së Tiranës. Kush të mundet le të shkoj para Kuvendit ka problem atje, duhet të jemi gati. Duhet të jemi në gatishmëri, Zaev do të ketë  pres konferencë. Në çdo moment do të ketë udhëzime.”

Dani nga Komuna – “Nisemi në mbrojtje, na është sulmuar atdheu, duhet të mbrohet. Vijon periudha e luftës për VMRO-në dhe Maqedoninë. Qëndroni gati dhe prisni udhëzime.”

Ndërkohë, Sashko Kocevski ka komunikuar përmes rrjetit social Facebook me një person të quajtur Atanasov Bllagoj dhe e informon për situatën brenda.

Sashko Kocevski- “E zgjodhën Talatin në seancë të mbyllur. Është rrëmujë këtu, do ketë përleshje”.

Atanasov Bllagoj-  “A ka shumë njerëz para Kuvendit?”.

Sashko Kocevski- “Nuk e di, unë jam brenda në sallë”.

Atanasov Bllagoj – “Unë jam në punë ndërrimi i dytë, do vij atje pas orës 22:00”.

Sashko Kocevski- “Janë mbledhur shumë njerëz, tani më shkruajnë prej jashtë, tani do të hyjnë. Turma hyri, brenda janë tanët”.

Në seancë u analizua edhe telefoni i të akuzuarit Stefan Mlladenovski i cili kishte komunikuar me një femër të quajtur Monika një muaj para protestës ku mes bisedave thekson se së bashku me të akuzuarit tjetër Aleksandër Vasilevski – Ninxha dhe Bogdan Ilievski -Betmen kërkojnë të blejnë maska.

U analizua edhe telefoni i të akuzuarit Igor Jug i cili kishte realizuar komunikimet përmes aplikacionit viber. Igor Jug kishte realizuar edhe telefonata me disa nga të akuzuarit tjerë, ditën kritike të 27 prillit për të cilat prokurorja Ivana Stojçeva  propozoi që të merren si dëshmi dhe të dëgjohen në seancat e radhës. Edhe telefoni i të akuzuarit tjetër Gorançe Angellovski u analizua sot ku vërehet se ky i fundit ka kontaktuar me personin e quajtur Boban Nonkoviq një muaj pas ngjarjeve në Kuvend dhe i thotë se nuk do të ndryshoj qëndrimin përderisa nuk japin amnisti për ngjarjet e 27 prillit. Ndërkohë, Angellovski ka kontaktuar me një femër të cilën e ka regjistruar si Tina Shkup Gjykatë. Kjo e fundit i jep informata Angellovskit rreth rastit gjyqësor.

Në seancën e djeshme u lexuan porositë e deputetit Krsto Mukoskit dhe Vesel Memedit. Për ngjarjet e 27 prillit të akuzohen janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për “nxitje të dhunës”.

https://youtu.be/cVzjQpJ51vg

 

Baby Boo