“27 Prilli”, Pendarovski: Qëndrimi im nuk nënkupton përzierje në punën e gjyqësorit


Me Mickoskin kishin qëndrime të ndara sa i përket “27 Prillit”, këtë e dëshmon edhe fakti që nuk kishim deklaratë të përbashkët por secili veç e veç. Kështu u shpreh presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në ndërkohë që theksoi se me deklaratën e tij nuk sheh përzierje në punën e gjyqësorit, sepse bëhet fjalë për rast gjyqësor i cili ka përfunduar.

“Nuk kam qëndrim politik për proces gjyqësor që është në rrjedh e sipër por për proces gjyqësor që ka përfunduar. E dyta nuk ka kurrfarë përzierje në punën e gjyqësorit sepse bëhet fjalë për proces të përfunduar dhe e dyta në deklaratën time unë citoj dispozitë nga Kodi Pe*nal e cila mundëson përsëritjen e proceseve. Një nga proceset që ju i përmendët u përsërit, kishte sërish gjykim, pikërisht falë asaj dispozite të Kodit Pe*nal. Do të thotë përzierje në punën e gjykatës është nëse tregoni se si duhet të gjykohet, ose nëse thoni se unë kam dëshmi, jo gjykata por unë kam dëshmi dhe pres që në bazë të asaj që unë e them që të rihapet rasti”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.

Baby Boo