27 prilli, Ninxha është mbrojtur me heshtje


Aleksandar Vasilevski – Ninxha është mbrojtur me heshtje gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Pas shtatë muajsh në arrati, ai u dorëzua në datën 11 të këtij muaji. Sipas prokurorisë, Ninxha filloi të mobilizojë personat vitin e kaluar më 27 prill. Megjithëse ishte në arrati, kur prokuroria njoftoi se ka akuzuar 30 vetë për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues, në dokument qëndron se ai ka marrë pjesë aktive në organizimin e ndërhyrjes së dhunshme.

Pasi nga numri i telefonit, pronësi e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë, N.N, person nga sigurimi i Nikola Gruevskit, kryetar i atëhershëm i partisë politike VMRO-DPMNE, e të cilët kanë qenë në Vjenë të Austrisë, në orën 14 e 30 minuta ka kontaktuar me të akuzuarin, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, për momentin i pa kapshëm për organet e ndjekjes, i cili më pas së bashku me të akuzuarin Nikola Mitrevski – Koljo, për momentin i pakapshëm për organet e ndjekjes, përmes telefonit i kanë kontaktuar të akuzuarit, Jane Çento, Igor Jug, Mladen Dodevski, Zaharie Simovski, MIhail Mladenovski dhe Dejan Davidovski – Desho. E kanë mobilizuar anëtarësinë e Shkupit dhe qyteteve të tjera për hyrje të dhunshme në Kuvend prej më parë, duke e ditur se objekti nuk është i siguruar në mënyrë përkatëse dhe i mbrojtur me forcë policore – thuhet në aktakuzën për 27 prillin.

Bisedën telefonike që prokuroria e nënvizon në aktakuzë e konfirmoi ish kryeministri Nikola Gruievski. Ai pranoi se thirrje nga Vjena për Ninxhën ka pasur. Njëri prej truprojave të tij është vëllai i Vasilevskit, ndërsa telefonata ka qenë familjare. Se a do t’i kalojë aktakuza për terrorizëm filtrat e Gjykatës Penale, do të mësohet më 21 qershor. Për tre ditë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 do të mbahet seancë ku do të vlerësohet dokumenti dhe përmbajtja e tij dhe do të dihet nëse do të gjykohen të akuzuarit për hyrjen e dhunshme në Kuvend vitin e kaluar.

Baby Boo