Ekskluzive: Gjykata lë të lirë Fjolla Morinën


Fjolla Morina është shpallur e pafajshme nga dy aktakuzat për të cilat akuzohej dy muaj më parë.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë të lirë këngëtaren kosovare.

Këtë e ka konfirmuar avokati Fanol Krasniqi ku i njëjti ka thënë se i është ndërprerë paraburgimi.
“I është ndërprerë paraburgimi, e nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Është liruar”, tha Krasniqi për Reporteri.net.
Këngëtarja u arrestua në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.