25 gëzhoja u gjuajtëm mbrëmë në rrugën “Ruzvelti”, trupat i’u dërguan autopsisë!


Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e dy njerëzve të vrarë nga të shtënat në rrugën “Rusevelt” janë dorëzuar në Institutin e Autopsisë të Mjekësisë Ligjore, ndërsa mjeti “Seat Altea”, është marrë për ekspertizë, kështu deklaroi Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë.

Prokuroria Publike e RM-së informoi se janë sekuestruar 25 gëzhoja, gjurmë gjaku, veshje të të vdekurve dhe nga personi i plagosur si dhe prova tjera me urdhër të Prokurorit Publik të cilat do të dorëzohen për analizë.

Pas udhëzimeve nga Prokurori Publik dhe detyrat e dhëna nga zyra e Prokurorit Publik të Shkupit, ekipet e SPB Shkup, krim teknikës shqyrtuan skenën në rrugë “Roosevelt” në Shkup, ku mbrëmë vonë dy persona u vranë nga gjuajtjet me armë, ndërsa një person po lufton me jetën!

Tre persona që lëviznin me “Seat Altea” me targa të Shkupit, kur gjysmë ore pas mesnate, mbi ta u hap zjarr nga një makinë në lëvizje, e cila menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes.

Shoferi i makinës, N>A 44 vjecar dhe A>P 49 vjecar ndërruan jetë, ndërsa 19-vjeçari F.E. është ende në një gjendje kritike./Pa Censure

Baby Boo