Zjarri në Tetovë, qeveria cakton mbledhje urgjente për sot në ora 10


Për sot në ora 10 është caktuar mbledhje urgjente e qeverisë, në të cilën do të diskutohet për zjarrin në Kovid-qendrën në Tetovë. Këtë e tha mbrëmë vonë kryeministri Zoran Zaev, i cili në dalje nga godina e Komunës së Tetovës deklaroi se sot do të mbaj mbledhje Qeveria.

“Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev duke mos dashur të jap detaje për zjarrin nën arsyetimin se deklarata nuk do të ketë derisa organet kompetente nuk bëjnë ekspertizë dhe zbardhin shkaqet e zjarrit.
Nga Qeveria mbrëmë informuan se në rrjedh është një hetim i detajuar për zjarrin në të cilin sipas informatave të deritanishme ka 10 viktima.

Baby Boo