2387 raste aktive me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se nga gjithsej 459 mostra të marra rezultojnë 103 raste pozitive me Covid-19, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.
Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Më së shumti raste të të infektuarve vazhdon të ketë Prishtina.
Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njoftoi se deri në fillim të muajit gusht, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 50 mijë teste për koronavirus, të siguruara nga donatorët, përkatësisht 45 mijë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe 5 mijë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Baby Boo