23 milionë njerëz në Afganistan po përballen me urinë


23 milion njerëz në Afganistan po përballen me urinë akute, tha Zëvendës Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare Dr. Ramiz Alakbarov.

“Në Afganistan, 95 për qind e popullsisë nuk hanë ushqim mjaftueshëm dhe kjo përqindje po rritet në pothuajse 100 për qind në familjet me kryefamiljare femra,” tha Alakbarov, duke shtuar se ky është një realitet i ashpër.

Në korrik, 14 milionë njerëz u përballën me urinë akute përpara se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan.

Fondet ndërkombëtare të zhvillimit janë ngrirë, si dhe rezervat prej më shumë se 9 miliardë dollarë e Bankës Qendrore afgane, e cila shkaktoi një katastrofë financiare në vend.

Baby Boo