“Po i rikujtoj çastet e tmerrshme të mbijetesës në masakrën e Kotilinës”


Besim Kuçi
Data 24 Mars shënon një ditë e cila ngërthen në vete dy ngjarje që ndërlidhen me njëra-tjetrën. Derisa e gjithë Kosova dergjej nga vuajtjet dhe robëria edhe fshati im Kotlina po i përjetonte qastet më tëtmerrshme të mbijetesës.
Kotlinasit ishin ndër të rrallët që kishin mbetur në votrat e tyre të rrezikuar nga shfarosja fizike përjetuan atë që është e pa imagjinueshme. Edhe sot pas 22 viteve vragët e dhunës, dhembja dhe dhuna kanë lënë gjurmë të pashlyeshme mbi Kotlinasit të cilët dhan 28 burra për këtë ditë.

Jeta dhe vuajtja në robëri Kotlinasit i bëri më të fortë se asnjëherë, duke mos duruar që robëria t’ua nxinte jetën ,por ata dhanë jetën që njëherë e përgjithmonë të jetojmë në Liri.
Sot e përgjithmonë përulemi para veprave të Dëshmorëve, Martirëve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë liri e në veçanti përpiqem të bashkëndjej me të gjithë nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët dhe gratë që sot e asaj dite u mungojnë më të dashurit e tyre!
Lavdi për jetë e mot për gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!

Baby Boo