22 vjeçari kosovar vj*edhë 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë


Një 22 vjeçar kosovar që jeton në Strasburg të Francës është arr*estuar pasi kishte vj*edhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.
Sipas mediave franceze i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vj*edhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.

22 vjeçari fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë. Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vj*edhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Vj*edhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime fa*lse.
Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën pe*nale.

Baby Boo