22 raste të reja me Covid-19 në Tetovë, asnjë viktimë


22 raste të reja me Covid-19 në Tetovë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti-kovid nuk ka, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar dy persona.

Pesë pacientë trajtohen me terapi oksigjenike, ndërkaq nën kujdes intensiv nuk është asnjë pacient.

Në RMV deri tani, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.297.190 testime, ndërsa ka pasur 190.288 raste me coronavirus, kurse prej tyre 173.332 janë shëruar dhe 6.694 kanë humbur jetën.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoninë e Veriut është 12.262.

Baby Boo