213 000 euro tenderi i fundit, kompania e njëjtë merr tender dy vjet radhazi në Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri!


Kompania e njejte mer tender dy vjet radhazi në Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri.Tenderi i fundit 213
000 euro!

Institucionet shtetërore janë duke krijuar “bashkëpunime biznesore tradicionale” me kompani biznesore, duke ju dhënë atyre tendera qindra mijëra euro. I tillë është rasti me Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri dhe kompaninë “Kongresen Servisen Centar” e cila për dy vjet radhazi merr tender të majmë.

Sipas dokumentacionit publik nga faqja e Byros për Prokurime Publike vërehet se kompania “Kongresen Servisen Centar” për dy vite radhazi merr tenderin për organizim të eventeve në këtë Agjencion.

Tenderi i fundit është në vlerë afër 213 mijë euro. Pa Censurë ka kërkuar prononcim nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.
Nuk janë të rralla rastet kur kompani të njëjta fitojnë tendera nga institucione të njëjta. Deri më sot as Komisioni për Antikorupsion, por as ndonjë institucion tjetër, nuk ka reaguar për raste të tilla ku edhe gjatë tenderimit janë vërejtur kushte dyshuese ku aludohet për bashkëpunim…

Baby Boo