21 vjet nga masakra në Gostivar!


…! “Boletinat” e Gostivarit ende në mbrendi të rrethojave të mureve e telave të varrezave!Sote 21 vite të plota nga lufta e Qeverisë së Maqedonisë e udhëhequr atherë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë,që udhëhiqej nga Kryeministri Branko Cervenkoski.Me 9 korrik të vitit 1997,Gostivari ishte në nji shtetërethim të paparë me ushtri dhe polici të ardhur nga e tër Maqedonija dhe forca elite të specializuara të ndihmuara edhe nga jasht saj.Ata ishin të armatosur deri në dhëmbë me armatim të sofistikuar të sjellur nga Rusia,Ukraina dhe Serbia.E gjithë kjo për të ndalur nji protest popullore demokratike,e cila zhvillohej per të kundershtuar nji vendim të qeveris Brankut,për largimin e Flamurit Kombetar Shqiptar nga shtyzat e vendosura para Komunës së Gostivarit.Gostivari u plagos,u burgos u vra.Kaluan 21 vjet,askush nuk e mori përgjegjësin mbi masakren që u zhvillua në shtetin “Demokratik”.Askush nuk kërkoj falje publike mbi masakrën që benë bashkpartiaket e tyre,as sotë që janë udhëheqës të Qeverisë,as dje kur morën mbi 50.000 vota shiptare,dy deputet,nji kryetar dhe shumë funksionar drejtues.9 korriku i vitit 1997 ishte dite zije për Gostivarin dhe shqiptarët gjithandej.Snajperistet e elitave vrastare plagosin qindra protestues,ndërsa për vdekje qëllohen Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti,nga fshati Dobridoll.Syri snajperit këta 3 protestues i regjistron si më të zëshmit,me dy gishtat lart duke kërkuar Lirin.Dhimbja e kësaj dite,i ngjante dites së 17 janarit te vitit 1982,kur vriten Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanis.Prandaj edhe pa kërkuar falje ata që vranë,ne që jetojmë,instucioni Komun dhe udheheqsia qeveritare duhet të shpallin tre viktimat,Dëshmorë të Demokracis dhe të Flamurit Kombëtar dhe mu aty ku u qëlluan të ngriten Lapidare me të cileen fitojnë pavdeksin e vet.Ata janë Isa Boletinat e kohës,mbase ranë duke mbrojtur Flamurin të cilin sotë e kem të Lire,nen hijen e te cilit duhet te „gjallerohen“Ata,ne Permendore!

Lavdi!

Luan Veliu ish keshilltar komunal i kohes Nënkryetar i Shoqërisë “Lëvizja”

Baby Boo