200 veta në varrimin e të ndjerit me koronavirus / Me polici do t’u bëhet anketa epidemiologjike familjarëve


Me polici do tu bëhet anketa epidemiologjike familjarëve të të ndjerit në një spital privat, i cili u varros jashtë protokollit zyrtar për koronavirus. I dnjeri ka rezultuar pozitiv në COVIUD-19 pas vdekjes, ndërsa në varrimin e tij kanë marrë pjesë rreth 200 persona, përcjell in7.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për Shëndet Publik Shkup dhe në asistencë të MPB’së, sot do të bëjnë aksion për të marrë anketat epidemiologjike nga fasmilja e të ndjerit në spitalin privat dhe që nuk është varrpsur sipas protokolit të virusit COVID-19 edhe pse strishoja pas vdekjes ka rezultuar pozitive. Për këtë rast, drejtori io QSHP – Shkup, informoi se familja nuk ka dashur të testohet dhe të bashkëpunojë me epidemiologët edhe pse në varrim ka pasur 200 njerëz të pranishëm. Momentalisht, tetë të punësuar në spitalin privat janë në izolim për shkak të kontaktit me pacientin që ndërroi jetë dhe tek i cili pa vdekjes është diagnostikuar koronavirusi”, thoinë nga Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo