200 persona e ndoqën direkt në Facebook ngjarjen në Zelanden e Re, asnjë nuk e raportoi


Janë qindra njerëz që e kanë ndjekur drejtpërdrejtë ngjarjen barbare në Christchurch që ndodhi javën e kaluar në Zelanden e Re.

Por asnjë nga këta nuk kishte alarmuar se po ndodhte diçka.

Në videon që zgjat 17 minuta të publikuar nga ekzekutuesi, shihet duke e përgatitur këtë akt mizor.

Po ashtu aty shihet teksa merr armët dhe fillon të gjuaj mbi viktimat, duke lënë kështu 50 viktima, dhe dhjetëra të tjerë të lenduar.

Lajmin i parë për ngjarjen erdhi tek pas 12 minuta të përfundimit të videos, bën të ditur zyrtarët e facebook në një konferencë për media, shkruan Der Spiegel.

Ky publikim u pa nga njerëzit më shumë se 4 mijë herë para se të fshihej nga rrjetet sociale.

Baby Boo