200 ndërhyrje, pasi e dogjën të gjallë. 30-vjeçarja: Mendoja se vdekja do kishte qenë më e lehtë


E akuzonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj, dhe një ditë i kishte hyrë në benesë duke i vënë flakën. Kjo është historia reale e një 30-vjeçareje, e cila pas pesë viteve lufte me jetën, tregon se nuk urren askënd dhe se do të jetonte pasi familja e saj luftoi shumë për të.

Dana Vulin u lye me alkool dhe më pas iu vendos flaka në vitin 2012, nga Natalie Dimitrovska, e cila e akuzonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj, Edin.

25-vjeçarja po flinte në divan, në shtëpinë e saj në Perth të Australisë, kur Dimitrovska në gjendje të droguar, i kishte hyrë në banesë  dhe i kishte vënë flakën.

Ajo ka rrëfyer se kishte pësuar djegie të gradës së tretë, në 60 përqind të trupit. Sot 30 vjeç, ajo rrëfen sesi luftoi për t’u rikuperuar, duke iu nënshtruar rreth 200 ndërhyrjeve, në më shumë se 30 muaj.

Baby Boo