20-vjeçarja ndërron jetë nga gripi në Klinikën Infektive në Shkup


Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë nga gripi, konfirmojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, e cila paraqet vdekjen e shtatë si pasojë e gripit këtë sezon.

Mësohet se vajza është transferuar nga Klinika e Hematologjisë. Ajo nuk ishte e vaksinuar.

Gripi mund të shkaktojë probleme të mëdha për njerëzit me sëmundje të rënda ose kronike, tha Dr. Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili apelon që të respektohen rekomandimet për mbajtjen e detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore,.

– Sa herë që fillon sezoni i vaksinimit të gripit, dihet se është për personat që janë në listën prioritare, për të cilët nuk ka vonesë në vaksinim, janë ndër të parët që vaksinohen dhe për të cilët vaksina do të bëhet gjithmonë.. Ne i përmbahemi rekomandimeve që thamë më herët se maskat duhet të mbahen detyrimisht në objektet shëndetësore në mënyrë që të parandalohet ritransmetimi i virusit nga personi në person, veçanërisht kur tashmë e dimë se kemi njerëz të sëmurë kronikë”, ka thënë Mehmedoviç.

Klinika për Sëmundje Infektive thekson se në të gjithë vendin ka raste të rënda të të sëmurëve me grip të përcjella me pneumoni masive, ndërsa dy pacientë janë me aparate respiratore.

Baby Boo