20 milionë vende pune do të zëvendësohen nga robotët


Më të ndjeshme janë vendet që kanë ekonomi më të dobëta.

Të paktën 20 milionë vende pune në fabrika në mbarë botën do të zëvendësohen nga robotët deri në vitin 2030. Oxford Economics tha se njerëzit që do largohen nga këto vende pune do gjejnë vende në sektorin e shërbimeve.

Megjithatë, rritja e automatizimit do të nxisë vendet e punës dhe rritjen ekonomike, shtoi Oxford Economics. Firma bëri thirrje për veprim për parandalimin e rritjes së dëmshme të pabarazisë në të ardhura.

Rajonet ku ka më shumë njerëz me aftësi ulëta, me ekonomi më të dobëta dhe shkallë më të lartë të papunësisë janë shumë më të ndjeshme ndaj humbjes së vendeve të punës për shkak të robotëve, shtoi Oxford Economics.

Baby Boo