“20 mijë janë asgjësuar” – Ministri i Shëndetësisë tregon detaje për afatin e vaksinave


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një konferencë për media tregoi sot se sa vaksina antiCOVID me afat të skaduar janë asgjësuar.
“Deri më tani 20 mijë vaksina janë asgjësuar, 13 mijë kanë qenë donacion nga Bullgaria”, tha Filipçe.

Kujtojmë se dje mediat kanë raportuar në lidhje me afatin e skadencës së 25 mijë vaksinave nga prodhuesi Astra Zeneca, të cilave në nëntor u del afati. Për këtë gjë, Venko Filipçe tha se vendi posedon vaksina të mjaftueshme, derisa apeloi deri tek të gjithë ata të cilët edhe më tej hamenden, që të vaksinohen sepse kjo është mënyra e vetme për ta lu*ftuar koronavirusin.

Baby Boo