2 viktima nga Tetova në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 426 teste, prej të cilëve 30 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 2, Tetovë 6, Veles 5,Prilep 3, Manastiri 1, Ohër 1, Shtip 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1465.

Ndërkohë ka pasur dhe 3 të vdekur ku 2 prej tyre jane nga Tetova. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 26 pacientë. Janë zhvilluar po ashtu 184 teste skrinningu dhe nuk ka rezultuar asnjë pozitiv.

Baby Boo