2 TON PIJE TË SKADUARA, PEZULLOHEN 2 INSPEKTORË TË AKU (EMRAT)


Pezullohen nga puna 2 inspektorë të AKU në Korçë.

Ata janë Klement Kodra dhe Daut Pepa me detyrë inspektorë pranë AKU, Korçë. Pezullimi i tyre nga detyra vjen pasi në në magazinë u sekuestruan 2 ton pije të skaduara dhe mallra të tjerë ushqimore.

Disa ditë më parë, inspektorët Kodra dhe Pepa ushtruan kontroll tek subjekti “Argentili” dhe sipas raporit të paraqitur prej tyre subjekti ka rezultuar në rregull, ndërkohë që pas një inspektimi nga drejtoria e përgjithshme e AKU-t, te ky subjekt u konstatuan shkelje.

Baby Boo