2 jetë të humbura! Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shqipëri, furgoni i bërë copash (FOTO)


Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën dy personave këtë të shtunë në Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Bura.

Furgoni i cili drejtohej nga Islam Malja ka humbur kontrollin e më pas është përplasur jashtë rrugës duke u përmbysur. Mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur ndjenjat për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Si pasojë e impaktit mbetën të vdekur drejtuesi i mjetit Malja si dhe pasagjetja Lindita Mjekra. Një fëmijë vetëm 10 vjeç ishte në bord dhe ka mbetur i plagosur rëndë gjithashtu. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Tiranën nën kujdesin e mjekëve.

Nga fotot e postuara nga lapsi, duket qërtë se furgoni është bërë copash nga impakti i fortë.

Baby Boo