19 vjeçari vodhi paratë e dedikuara për sadaka në një xhami në …


Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Malishevë, ka arritur të arr*estojë një person i cili në orët e vonat të datës 24 gusht, kishte hyrë në një xhami në këtë komunë dhe kishte vjedhur paratë e grumbulluara nga xhemati i kësaj xhamie, transmeton IndeksOnline.

Ai me forcë kishte hapur kutin që ishte e vendosur brenda xhamisë për mbledhjen e mjeteve (parave) që përdoren për çështje bamirësie – fetare dhe një shumë të konsideruar parashë ka vjedhur. Njësia e hetimeve pranë Stacionit Policor – Malishevë, pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe të suksesëshme, me datё 31.08.2020, ka arritur tё identifikoj dhe tё arrestoj tё dyshuarin: G.G. i lindur me datën 2001 nga Drenasi.

Pas shoqërimit të të njëjtit në lokalët e Stacionit policor, dhe gjatë procesit te marrjës në pyetje në prezencë të avokatit, dhe ballafaqimit me prova që lidhën me rast, i njëjti ka pranuar se ka kryer këtë vepër penale. Po ashtu gjatë marrjës në pyetje dhe ofrimit të dëshmive i njëjti ka pranuar se dhe në vitin 2018 kishte kryer edhe veprën penale –Vjedhje në xhaminë e fshatit Dragobil –KK. Malishevë. Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet në ndalim policor pёr 48 orё.

Baby Boo