Gjithësej 11.900 euro për secilin qytet apo 179.500 euro në nivel shtetëror janë harxhuar për festimet “Shkojmë përpara- Maqedonia drejt NATO-s dhe BE-së” sqarojnë nga qeveria e Maqedonisë.
Sipas qeverisë harxhimet janë të vogla, sipas çmimeve të tregut, ndërsa kompania që ka marrë përsipër organizimin është përzgjedhur me prokurim publik, në tender janë paraqitur tre kompani dhe është përzgjedhur kompania me çmim më të ulët.
Kampanja “Shkojmë përpara- Maqedonia drejt NATO-s dhe BE-së” është festuar në 15 qytete në bazë të vendimit të qeverisë së Maqedonisë.Pa Censurë