18 vjeçarja i dha fund jetës, policia: Dyshohet pas sherreve me burrin!


Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhi në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin dyshohet se janë bërë shkak që e reja të marrë këtë akt ekstrem duke i dhënë fund jetës.

18-vjeçarja ka humbur jetën pasditen e djeshme në spital, ndërkohë ka nisur hetimi për bashkëshortin e saj 24-vjeçar, Entilo Drajçi.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas.

Dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme’, njofton policia.

Baby Boo