17 vjet nga zhdukja e Sulltan Mehmetit nga Ladorishi i Strugës(VIDEO)


17 vjet nga zhdukja e Sulltan Mehmetit nga Ladorishti i Strugës

“Ai është rrëmbyer nga policia maqedonase e për këtë kemi edhe dëshmi të noterizuara nga dëshmitarët okular”, është pohuar nga familjarët.

Rasti i Sulltan Memetit, nga ana e policisë, trajtohet si rast i përgjithshëm që ka të bëjë me luftën e vitit 2001. Ndërsa, reagimi i familjarëve është se Memeti është rrëmbyer jashtë rajoneve të luftës, aty ku nuk ka pas trazira dhe konflikte, ku institucionet e shtetit kanë funksionuar normalisht.

Ai është rrëmbyer nga policia në Strugë, prandaj kërkohet që rasti të trajtohet veçmas dhe ndaras nga rastet tjera.

Duke iu referuar dëshmive të deponuara, hetimeve të gjertanishme dhe deklaratave, rezulton se Sulltan Memeti është arrestuar nga policia, ose nga forcat paramilitare maqedonase, në postbllokun e vendosur nga policia në dalje të Strugës, në drejtim të fshatit Ladorisht dhe Qafë Thanë.

Gjatë këtyre viteve të kaluara nuk kanë munguar kërkesat, kontaktet dhe apelet për ndihmë rreth zbardhjes së rastit, duke filluar që nga organet vendore e deri në ato ndërkombëtare (përfshirë edhe ish kryetarin e ndjerë Boris Trajkovski, i cili e ka pohuar se Sulltan Memeti është rrëmbyer nga policia sekrete maqedonase).

Lidhur me misterin, fshehjen e gjurmëve zbuluese dhe moszbardhjen e rastit të Sulltan Memetit, familjarët dhe të tjerët fajësinë e adresojnë në SPB-në dhe personat zyrtarë – Anton Çakar dhe Saso Ugrinoski – të cilët janë përmendur në shumë takime të familjarëve me struktura të ndryshme në vend.

Fajësinë ndaj personave të apostrofuar familjarët vazhdimisht e kanë mbështetur duke iu referuar edhe të dhënave, njohurive dhe fakteve si deklarata e avokatit Numan Limani, dhënë asokohe gazetës “Fakti”.

”Ata mbahen në polici dhe ka gjasa të likuidohen”, ka thënë avokati, duke sjellë të dhëna të sigurta se të rrëmbyerit ndodhen në objektet e MPB-së në Shkup.

Familjarët janë zhgënjyer, sepse asnjë nga subjektet politike shqiptare nuk e ka lëvizur nga vendi këtë çështje, pos përfoljes në fazat e fushatave elektorale.

https://www.facebook.com/VOXStruga/videos/1643952872361517/

Baby Boo