17 milionë euro për kursimin e energjisë, ftohen komunat të aplikojnë në Fondin për Efiçiencë


Kosova është vendi i parë në rajon që ka themeluar Fondin Kosovarë për Efiçiencë të Energjisë me një buxhet prej 17 milionë euro. Ky fond ka për qëllim tu dal në ndihmë komunave në rinovim e objekteve publike.
Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala në një intervistë për Ekonomia Online, ka treguar se brenda disa ditëve do të fillojnë me thirrjet e para për aplikim për këto projekte.

“Fondi është i pari i këtij lloji në rajonin ku jetojmë ne por ne kemi edhe modelet e vendeve të tjera dhe shohim se si interaksioni me qeverinë funksionon dhe po tentojmë të kryejmë këtë model. Ne do të besojmë se brenda disa ditëve do të vije edhe shpallja e parë dhe i ftoj të gjithë kryetarët e komunave që të vijën dhe të përmes përfaqësuesve të tyre që i kanë që merren me sektorin e energjisë efiçiente nëpër komuna, në mënyrë që të kemi sa më shumë projekte sepse kemi mjete të bollshme diku 15 milionë euro nga donatorët dhe 2 milionë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të cilat duhet në periudhë brenda 1, 2, apo 3 vjet me i shpenzuar”.

Shala është shprehur se në tri vjetët e para do të investohet në objektet e nivelit komunal në ndërtesa publike si dhe në ndriçim publik në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.

“Dy 3 vitet e para fillimisht është menduar të investohet nëpër objektet e nivelit komunal, nëpër shkolla, nëpër mjekësitë familjare nëpër ndërtesat në përgjithësi komunat dhe në ndriçimin publik në kuptimin e kursimit të energjisë, në kuptimin e ndërmarrjes së masave efiçiente të cilat janë pjesë e programit komunal të aprovuar nëpër secilën komunë të Kosovës edhe shpalljet që do të bëhet mandej varësisht prej projekteve që do të jenë më të kompletuara do të financohen”.

“Tek komunat, pronësitë publike kjo është për fillim më vonë ta shohim kemi kërkesa të vazhdueshme që me filluar me menduar edhe për sektorin rezidencial por aktualisht këtë vit do të jemi vetëm tek ndërtesat publike, nga viti tjetër ta shohim si po funksionon fondi dhe të shohim si do të vazhdojmë më tutje”.

Shala është shprehur se janë në fillimet e punës së bordit dhe se do të vazhdojnë me kompletim të stafit.

“Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është themeluar në fillim të vitit të kaluar kur edhe është mbajtur mbledhja e parë e bordit drejtues me përfaqësuesit e zyrës së bashkimit evropian dhe Bankës Botërore me qeverinë e Kosovës me 27 janar 2019 pas asaj, sipas ligjit për Eficiencë të Energjisë janë përgatitur rregulloret është shpallur konkursi për drejtorin menaxhues”.

“Jemi shtatë persona tash përveç bordit dhe 4 persona tjerë do të vinë në javët në vijim kompletohemi plotësisht dhe jemi operacional nga fillim viti”.

Baby Boo