17 mësues dhe 76 nxënës të infektuar në Kumanovë


Një i punësuar dhe 10 nxënës të infektuar me Kovid-19 nga shkollat kumanovare janë lajmëruar gjatë ditës së djeshme në Sektorin për arsim nga komuna e Kumanovës, kumtuan sot kompetentët. Nxënësit e infektuar janë më shumë të shkollave të mesme dhe fillore. “Nga fillimi i vitit shkollor, përfshirë ditën e hënë, 20 shtator të vitit 2021, nga ana e shkollave fillore dhe të mesme deri tek Sektori për arsim janë lajmëruar 17 të punësuar në shkolla të infektuar me Kovid-19 dhe gjithsej 76 nxënës nga më shumë shkolla”, kumtuan nga Sektori për arsim. Sipas të dhënave nga Sektori për arsim, në komunën e Kumanovës ka 14.807 nxënës, ndërsa të punësuar janë gjithsej 1.720 në 21 shkolla, prej të cilave pesë janë shkollat e mesme dhe 16 janë shkollat fillore.

Baby Boo