16 mijë luftëtarë të huaj u bashkohen ukrainasve për të luftuar kundër Rusisë


Luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus, njofton presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ukraina i ka përshëndetur tashmë vullnetarët e huaj. (16,000) të parët tashnë janë rrugës për të mbrojtur lirinë dhe jetën për të gjithë”, tha ai.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Por qeveritë si SHBA-ja dhe Britania e Madhe i kanë udhëzuar qytetarët ndryshe, ndërsa dërgojnë ndihmë në formë të armatimit, ndihmave humanitare dhe sanksioneve kundër Rusisë.

Nuk u bë e ditur se nga kanë ardhur luftëtarët, megjithat dihet se disa shtete u kanë dhënë leje shtetasve të tyre të marrin pjesë në luftën në Ukrainë kundër pushtimit rus.

Baby Boo